2017-11-27 15:47:00

Realiteti i Mianmarit


Ish-koloni britanike, i pavarur që nga vitit 1948 si Union Federal Birman, në vitin 1989 u quajt Myanmar. Pas diktaturës shumëvjeçare (1962-88) të gjeneralit Ne Win, një juntë e re ushtarake mori në dorë pushtetin dhe, në vitin 1990, shpalli zgjedhjet e lira për Asamblenë Kushtetuese.

Fitorja me shumicë dërmuese e Lidhjes kombëtare për demokracinë (NId)  u bë shkak për një grusht të ri ushtarak shteti. Ushtarakët nxorën jashtë ligji të gjitha partitë, shfuqizuan Asamblenë dhe krijuan Këshillin e Shtetit për rivendosjen e ligjit e të rendit (që u bë më 1997 Këshilli i Shtetit për paqen dhe zhvillimin), shpërndarë më 2012, kur pushteti kaloi formalisht në dorën e autoriteteve civile.

Në zgjedhjet e 2015-tës, NId fitoi shumicën e votave, gjë që i krijoi kushtet për zgjedhjen e Presidentit; Aung San Suu Kyi, udhëheqëse e partisë, mbajtur për shumë vjet (1989-95; 207-10) në arrest shtëpiak, u emërua në detyrën e ministres së jashtme dhe të këshilltares së shtetit. Në vitin 2008, përmes një referendumi, u miratua Kushetuta e re, që parashikonte shpërndarjen e Këshillit të Shtetit dhe krijimin një parlamenti  të përbërë nga Dhoma e Kombësive(168 anëtarë të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta e 56, të zgjedhur nga ushtarakët) si dhe Dhomën e Përfaqësuesve (330 anëtarë të zgjedhur me votim e 110, nga ushtarakët): të dyja, me mandat prej pesë vjetësh.

Nga viti 1948, në shtetet perëndimore e lindore u aktivizuan guerriljet e një numri të madh pakicash etnike; edhe pas një marrëveshjeje për armëpushim kombëtar, në vitin 2015, disa milici nuk i lëshuan armët.

Ky, realiteti i vendit ku Papa Françesku nisi sot vizitën e  tij apostolike.








All the contents on this site are copyrighted ©.