2017-11-27 08:04:00

Më 27 nëntor, kalendari kishtar përkujton Shën Virgjilin


Më 27 nëntor, kalendari kishtar përkujton Shën Virgjilin (Vigjilin?), ipeshkëv.  Shën Virgjili është një nga figurat më të njohura ndërmjet murgjëve irlandezë që shtegtuan nëpër botë “për Krishtin”. Njihet si apostull i Karincies dhe pajtor i Salcburgut në Austri.

Virgjili lindi në Irlandë në fillim të shekullit VIII dhe shumë shpejt hyri në kuvendin e Akab-do-Cainig, ku më parë qe murg e më pas Abat dhe ipeshkëv i palodhshëm, që u shqua për edukimin fetar të popullit dhe veprimtarinë e pakursyer në ndihmë të të varfërve.

Shën Virgjili është ungjillëzues i Karincies, Stirisë e Panonisë dhe themelues i kuvendit të Shën Kandiditi në Alto Adigje (sud Tirol) të Italisë. U varros në Katedralen e tij, të shkatërruar nga një zjarr katër shekuj më vonë, ku vijoi të nderohej nga populli e të bëhej burim i shumë ngjarjeve të mrekullueshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.