2017-11-24 14:54:00

Ndihma të Papës për Republikën Demokratike të Kongos


Papa Françesku vendosi t’i dërgojë një ndihmë Kongos, përmes Dikasterit vatikanas për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor. Konflikti, që prej muajsh ka përfshirë me dhunë të paparë rajonin e Kasait të Madh në Republikën Demokratike të Kongos, ka shkaktuar deri tani, më se 3.400 viktima, përveç dëmeve të mëdha materiale.

Ndihma e Atit të Shenjtë në këtë fazë emergjence – për të cilën vetë Papa foli mbrëmë gjatë lutjes për Sudanin e Kongon në Bazilikën e Vatikanit – do të ndahet ndërmjet dioqezave më të prekura e do të përdoret për vepra asistence. Ky kontribut është pjesë e ndihmave, që po dërgon gjithë Kisha Katolike, nga të gjitha anët e botës. Edhe Karitasi Ndërkombëtar ka bërë prej kohësh thirrje – të ashtuquajturën “emergency appeal” – për t’iu përgjigjur nevojave më urgjente.








All the contents on this site are copyrighted ©.