2017-11-23 14:53:00

Ambasadori i Malit të Zi në Vatikan paraqiti Letrat kredenciale


Është lindur në Gjakovë të Kosovës, më 15 nëntor 1961, ambasadori i ri i Malit të Zi në Vatikan, Miodrag Vlahoviç, i cili paraqiti sot Letrat Kredenciale, në takimin e paradites me Papën Françesku.

         I diplomuar në jurisprudencë në Podgoricë dhe i specializuar në tregti ndërkombëtare në Leiden të Holandës, ambasadori është i martuar dhe ka tri vajza. Ndër veprimtaritë e detyrat e shumta, zoti Vlahoviç është anëtar-themelues i Qendrës për Demokracinë dhe të Drejtat e njeriut nga viti 1998, ka qenë ministër i jashtëm i Malit të Zi në periudhën 2014-2016, ka shërbyer si ambasador në SHBA-të, Kanada dhe Islandë e shkruan shpesh si editorialist në gazeta të ndryshme. Njeh anglishten dhe italishten.

         Kujtojmë se në Malin e Zi jeton një popullsi e madhe shqiptarësh. Katolikët bëjnë pjesë në kryedioqezën e Tivarit, e cila kryesohet nga imzot Rrok Gjonlleshaj.








All the contents on this site are copyrighted ©.