2017-11-20 12:54:00

Imzot Dodë Gjergji shtegtim te varri Shën Nënë Terezës në Kalkutë


Gjurmëve të Shën Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiu te varri saj në Kalkutë. Një shtegtim shpirtëror, kishtar e kombëtar: këtë bëri këtyre ditëve ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, i cili falënderoi Zotin për të gjitha dhuratat që Kisha dhe populli i Kosovës kanë marrë këtyre viteteve, me ndërmjetësimin e Shenjtes shqiptare pranë Hyjit.

Nga varri i Shën Terezës, në Kalkutë, vend shtegtimi për të krishterë dhe besimtarë të të gjithëve besimeve, ipeshkvi i Kosovës mori me vete një Qiri simbol për ta sjell në Kosovë, me një ndalesë të djeshme në Vatikan, ku dje, në Meshën solemne, kremtuar nga Papa Françesku, me rastin e Ditës së parë kushtuar të varfërve, ky Qiri u bart gjatë procesionit të dhuratave eukaristike dhe përhapi Dritën shenjë e Dashurisë së Zotit për më të varfrit ndër varfër dhe për të gjithë ata që qenë rreth sofrës Eukaristike. 

Po t'i kthehemi shtegtimit të ipeshkvit të Kosovës në Kalkutë, e më hollësisht mbi përjetimin dhe programin e këtij rrugëtimi, ta dëgjojmë dëshminë e imzot Dodë Gjergjit në mikrofonin e dom David Gjugjës..








All the contents on this site are copyrighted ©.