2017-11-16 16:20:00

Papa Françesku për vizitë në Pikën Shëndetësore Solidare


Papa Françesku i bëri sot një vizitë Pikës Shëndetësore Solidare në sheshin Piu XII, përballë Bazilikës së Shën Pjetrit. Takim jashtë programit të ditës.

         Struktura është ngritur këto ditë, në kuadrin e nismave për Ditën e parë Botërore të të Varfërve, organizuar nga Këshilli Papnor për nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, të dielën, më 19 nëntor.

         Ati i Shenjtë vizitoi spitalin e vogël fushor, pastaj, përshëndeti një grup të varfërish, që prisnin në radhë, mjekët vullnetarë, që këto ditë, bëjnë vizita falas dhe të gjithë veprimtarët e tjerë.








All the contents on this site are copyrighted ©.