2017-11-08 14:35:00

Françesku: nuk duhet harruar dëshmia e krishterë në rrethana të vështira


Françesku lutet vazhdimisht për Martirët e krishterë të cilët - siç e ka kujtuar në raste nga më të ndryshmet - sot janë shumë më tepër se në shekujt e parë. Gjatë përshëndetjeve të audiencës së sotme të përgjithshme, mendimi i Papës shkoi tek e diela e ardhshme  kur, në Poloni, me nismën e ipeshkvijve vendas dhe të Fondacionit “Ndihmë për Kishën që Vuan”, do të kremtohet, për herë të nëntë, “Dita e solidaritetit me Kishën e persekutuar”, mbështetje shpirtërore e materiale - shpjegoi - për vëllezërit dhe motrat  e Lindjes së Mesme.

“Uroj që lutjet tuaja e ofertat tuaja - u tha Papa besimtarëve polakë - të jenë ndihmë konkrete e shenjë e lidhjes me gjithë të vuajturit e botës, në emër të Krishtit”.

Të rinjtë e pranishëm në audiencë i uroi:

“Kujtimi i sotëm i Shenjtorëve Martirë, reliket e të cilëve ruhen në Bazilikën e Shën Pjetrit, e thellofshin në shpirtin tuaj, të dashur të rinj, vëmendjen ndaj dëshmisë së krishterë në rrethana të vështira”.

Për të sëmurët, urimi:

“Ju ndihmofshin ju, të dashur të sëmurë, t’i ofroni vuajtjet tuaja për të mbështetur të krishterët e persekutuar kudo në botë!”.

Së, fundi, duke iu drejtuar çifteve të reja:

“Ju inkurajofshin ju, të dashur bashkëshortë të rinj, të besoni në ndihmën e Zotit, e jo vetëm në aftësitë tuaja”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.