2017-11-06 13:55:00

Tweet i Papës: lufta shkatërron ambientin


Në tweet-in e sotëm, Papa Françesku e shikon luftën nga një këndvështrim jo i zakonshëm. “Lufta – shkruan ai – shkakton gjithnjë dëme të rënda për ambientin. Mos ta keqtrajtojmë shtëpinë tonë të përbashkët, por ta ruajmë për brezat e ardhshëm”.

         Pasi ka folur për luftën botërore pjesë-pjesë e pasi ka denoncuar pasojat e saj mbi popullsi të tëra, sidomos mbi më të varfërit, Ati i Shenjtë ngre zërin tani kundër dëmeve, që ajo i sjell pashmangshëm edhe ambientit, në të cilin jetojnë njerëzit. Duke filluar nga shkatërrimi i banesave, tek ndotja e ajrit dhe e tokës e deri tek mungesa e kultivimit të arave për shkak të ikjes së njerëzve nga zonat e luftës: të gjitha këto janë pasoja të rënda për natyrën e për mirëqënien e njeriut, i cili kompromenton kështu, edhe të ardhmen e fëmijëve të vet.








All the contents on this site are copyrighted ©.