2017-11-04 17:09:00

Françesku: t’i terësh “Piklat e Lotit” do të thotë t’i kundërvihesh kulturës së hedhurinës


“T’i ndihmojë fëmijët, që janë më të brishtit në shoqërinë tonë, duke ngritur azile, duke krijuar shërbime e duke vënë në jetë ide e projekte të vlefshme të pararojës”. Këtë mision ka në të gjithë botën “Dryng Little Tears” (Të terësh Piklat e Lotit), Fondacion i lindur në vitet 2000, në gjirin e shumëkombëshes evropiane Sixt, përfaqësuesit e së cilës u pritën sot në audiencë nga Papa:

“Në veprimtarinë tuaj profesionale, keni mundësi të ndiqni një thirrje fisnike - theksoi Françesku në fjalimin e tij - në kërkim të kuptimit sa më të thellë të jetës, domethënë, jo duke rendur pas suksesit personal, as fitimit, por duke kërkuar vazhdimisht t’i shërbeni me të vërtetë së mirës së përbashkët, për ta shumëfishuar e për ta bërë më të mundshme për të gjithë sigurimin e pasurive të kësaj bote".

Duke i inkurajuar, më pas, për ta vijuar këtë veprimtari me bindjen se dhembshuria e Zotit pasqyrohet posaçërisht në fëmijët e pafajshëm, Françesku vuri në dukje angazhimin themelor për t’iu kundërvënë kulturës së hedhurinës e për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më njerëzore, "të aftë për t’i terë piklat e lotit nga sytë e fëmijëve e për t’u dhuruar  buzagazin e paimitueshëm foshnjor”.








All the contents on this site are copyrighted ©.