2017-11-01 15:21:00

Atë Gjergj Fishta ‘Nji lule vjeshtet’


Atë Gjergj Fishta ‘Nji lule vjeshtet’ 
N’atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem
Tash plûhën jé. Ata dy sŷ t’janë errun,
Kû qiella prirej me sá hana e diella
Terthores s’eper m’sharte vrejn t’njerzimit!

5 T’janë sosun fjalët e ambla e plot urtí,
E ai zâ t’âsht kputë, i cilli bite m’zemër
Si kumbë liret t’tingllueshme, qi prej s’largut
Ndihet tue rá, kur dora e prekë e msueme!
Ehu! po; “deka, qi baras m’derë t’pellazvet

10 Trakllon, si m’trinë t’kolibavet,” ku i vorfni
Me lot njomë buken, tý edhè ajo ke dera
T’traklloi, e ti kalove porsi voesa
E natës kalon, kur dielli vjen me shndritun
Mbi kobe t’dheut. Sot përmbi vorr t’kanë bijtun

15 Hithat e madergona! ’I kryq dullijet,
Qi e pershpirtshme nji dorë t’a vû te kryeni,
Nder to ka hupë, as tjeter send trishtimin
E vorrit nuk t’a zbutë, posë va’it t’trishtueshem
Të hutit t’natës, qi neper curra t’malit

20 Dhimbshem në rreze t’hanës rrin tue gjimue! . . .
Njai grumbull gursh, qi m’vorr t’randon përsypri,
Vetë gjaksorit t’pashpirt, qi mbyti nierin,
Lugat i duken, n’hikë kah t’bjen nget vorrit,
Edhe t’përqethët atë botë i shkon n’për zêmer.

25 Po, a thue, krejt deka n’asgjâsend t’përpîni
E, posë se do kocijsh edhè ’i grusht plûhen,
Nuk t’la tjeter? Jo! N’prêhen t’Amëshuemit
Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue
Me gzue n’dritë t’qiellvet, kû pushon dishiri

30 I nierit t’drejtë, si drita m’sŷ kthiellun.
Po, po, se përtej vorrin shpirti i nierit
Gjallon per jetë! Njeky mendim i ambël
Deken e zbutë e vorrin bân t’pelqyeshem,
Kúr zêmren fa’i s’e grisë. Prej ktij mendimi

35 As vetë per tý s’lotova shum, kúr ndjeva
Se diqe: se n’mâ t’miren lule t’motit
E lae ti ketë shkretí, kû shuen e Drejta
E Paudhnija, kû sundon mizore;
Kû i zhyemi m’vese sod me dorë dhunuese

40 Vesin shinon me Theta t’zí, e selija
M’rrashta t’përgjakshme t’njerzvet m’kambë, ku mbahet.
Ehu? po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja
E diellit, qi perfton lulet e erandshme,
Kúr bora dêhet, s’mujt me e bajtë qelbsinen

45 E randë t’ktij sheklli t’zi; por fletët i rrahi
Kah jeta e dytë, kû Njai qi rruzullimin
N’themel e dridhë veç me ’i vetimë t’qerpikut:
Amshon n’lumni shka Atij t’i ket përgjá.
S’kje toka, jo, për ty kje qiella!

50 E tash, qi vetë jam tue ravisë kto karta,
Ti, kushedi, n’per vrrije t’amëshueme
Shkon tue kërkue për lila e drandofille,
Qi s’dijn me u veshkë e ndreqë me ta kunora,
Për me u lulzue mandej ndër t’zjarrtat valle,

55 Qi neper vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit:
Kû, fletët e arta bashkë kryqzue me Engjuj,
Kndon Zotit lavde n’për ylbera t’qiellit:
A, marrë krejt n’t’pám t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit,
Porsi m’pasqyrë t’kulluet skjyrton shestimin

60 E rruzullimit, vû prej s’eprës Mende,
E cilla n’t’kenun sendet thirri t’tâna
Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjâsendit,
Kur bâni Ajo furín me heshtë t’thellimit,
E me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin

65 E pakthellimit, qi atje n’t’skajshmet megje
T’ktij sheklli ndihet mnershëm tue gjimue,
Kah për ledhe plandoset t’rruzullimit,
E atŷ, n’atë dritë plot ambelcim dashtnijet,
Qi porsi lum i kjartë prej Atit t’Dritvet

70 Gjithkah dikohet neper verë t’Parrizit,
Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi,
T’kthiellta ti i prirë t’vërtetat, t’cillat Hyji
Desht t’muzta nierit ma ia lânun t’shkrueme
Nder fletët t’hyjnueshme t’t’amëshuem Ungjillit.

75 Oh! sá e sá herë, kur n’mbrame shuen natyra,
E tjetër s’ndihet, veç se rryma e prronit,
Qi përmallshem gurgllon n’per rrajë e curra,
Un, lodhë mbi letra t’t’dijshemvet t’kahmotit,
Mbas t’cillvet fjalën rrij tue lmue shqyptare,

80 Dal në dritsore me kundrue shatorren!
Qi i Lumi t’kthielltë ia vuni rruzullimit,
E kqyri hyjt, qi, thue, se njaq sŷ Zotit
Flakojn mbi dhé — kushdi, për me felgrue
Nierin, qi egrue mâ fort prej mnerës s’territ

85 Përbluen punë t’mbrapshta: — e atë botë mendoj për ty.
E, kû ta shoh mâ t’flakshmen tue xhixhllue
Nji hýll, atŷ selín’ un’ tham me vedi,
Ti do ta kesh, e sŷt m’atë hýll pa da
I nguli, e m’bâhet si me t’pá. Me emën

90 Un t’thrras atëbotë n’per terr. Nji váj bylbylit,
Qi përmallshem ndër gemba rrin tue kjá
Fatin e vet, e ndoshta, zojt e dashtun,
Jehonë m’i bahet t’grishunit; e m’duket
Se bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri,

95 Jo kurr; e sidomos nja’, i cili ‘i zêmër
E lên mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshem,
Gjumin e dekës kû ai ban, na i flet mendimit,
Ambel edhè na nzitë kah punët e mbara,
E n’mende t’onë gjallon. — Kur Aleksandri

100 Prej Bregut t’Matës ngallnjyes u kap ke vorri,
Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet,
Qi atje nën Shé vorfnoi me aq djalë Ekuben,
Iu ndez atŷ flakë zêmra kah lumnija.
Mbi njatë vorr, po, u betue me ngulë flamurin

105 N’skâj t’dheut, e prej selís’ me i zhdrypun mbretent;
E atëherë përpara tij tânë bota shuejti.
Mue edhè, qi sheklli e nji dishir lirijet
T’thepisne raven m’ia kanë shtrue gjallimit,
Mue, po, edhè zêmra mbi vorr tand t’përvûjtun

110 M’ndezet kah punët e mbara e kah burrnija.
Përmbi vorr t’and, po, xâ të fortë me e mbajtun
Besen e dhânme — e miqasín e zânme;
Për Fé e per Atme n’ball me i dalë rrezikut:
Të ligshtit doren me ia njitë e t’fortin

115 Mos me e gledhue; kûr t’jét me u thânë e drejta,
Mos me i shmangë sŷt’ prej cakut, n’t’cillin mendja
Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue
Ndër sá t’vishtira, qi t’na sjellin motet.
Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun

120 Hovin kah punët e mdhana. Ai kryq dullijet,
Mneren e vorrit qi t’a zbutë, ai qanderr
Ka me m’kênë ndër salvimet: Engjlli i Zotit,
Qi rojës besnik fuqít t’i pruen mizore,
Gjumin e dekës në vorr mos me t’turbllue,

125 Dér qi të shkimen n’qiellë e hâna e dielli
E t’ngele moti e sheklli mbarë t’rroposet,
E t’vije dita e gjyqit t’rruzullimit,
Ai ka për t’m’kênun Zâna. E atëherë pa u tutun
Zhgjetat e prehta e t’zjarrta kah me i prehun,

130 Qi kundra vesit do t’ia lshoj njerzimit:
Atë herë un kangët kam me i ndertue kreshnike,
Me t’cillat botës un do t’ia lâ të shkrueme
Se shka viejn armët besnike n’dorë t’Shqyptarit.
E me kangë t’mija ’i përmendar t’madhnueshëm

135 M’vorr tand kam për t’ndërtue, të cillin moti
Me fletë të ngrita kot ka për t’ a rrahun;
Pse, si curr, qi n’mjes t’detit rreh tallazi,
Edh’ ai njashtû do t’jesë ndër gjire t’motit
Qi bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit.

140 E atë herë prej bjeshkvet kanë me u djergun Zânat
E me të njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanë me t’vallue, e kanë me rritun
Me shum kujdes per qark selvija t’blerta;
E shtektarit mundqar, qi n’ato hije

145 Ka me xânë vend, me ndalë pak gjâ t’dihamet,
Kanë me i kallzue se sa pjesë qiellet vrani
Deka n’atë vorr. E atë botë i largë shtektari
Të lehtë dhén ka me t’urue, e t’paqta e t’buta
Shinat e borën: e, kur n’male t’veta

150 T’dredhojë ke stani, fmís’ ka me i kallzue
Shka ndjeu për tý. E fmija e tij aso bote
Emnin t’ and kanë për t’kndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonë i ri, tue njehë furít e mnershme,
Ambel prej emnit t’ and kanë me jehue.

155 Me maje t’briskut kanë me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’njohtne veç e prej barivet:
Kanë me u rritë lisat, përse spata as rêja
S’e prekin landen, kû âsht ravisë aj emen:
E tu’u rritë lisat kanë me u rritun shkrolat;

160 E kshtu ma t’kjarta mbas disá qindvjetve
Nipat mâ t’vonët kanë me i këndue, e emni
Sa t’bjere dielli tokës ka me t’u kndue.








All the contents on this site are copyrighted ©.