2017-10-31 14:06:00

Imzot Tighe emërohet sekretar i Dikasterit të Kulturës


Papa emëroi sekretar të Këshillit Papnor të Kulturës, imzot Paul Tighe, ipeshkëv titullar i Drivasto (Drishtit), deri tani sekretar i dytë i Dikasterit. Imzot Tighe, 59 vjeç, irlandez, më 1979 mori titullin Bachelor of Civil Law në jurispondencë, pranë University College Dublin. I shuguruar meshtar në vitin 1983, studioi teologji morale pranë Universitetit Gregorian, në Romë. Pedagog i teologjisë morale pranë Mater Dei Institute of Education të Dublinit, më 2004 u emërua drejtor i zyrës së komunikimit të kryedioqezës së Dublinit.

Më 2007 Benedikti XVI e emëroi Sekretar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore. Më 2014  u emërua  sekretar i Komitetit për reformën e mediave vatikanase. Më 2015, Papa Françesku e emëroi sekretar të dytë të Këshillit Papnor të Kulturës dhe ipeshkëv titullar i Drivastit (Drishtit). Më 27 shkurt 2017 mori shugurimin ipeshkvnor në Bazilikën e Shën Pjetrit.








All the contents on this site are copyrighted ©.