2017-10-29 08:00:00

Në nderimet e altarit, atë Giovanni Schiavo, jozefin i Murialdos


Dje, në Brazil, kremtua mesha për lumnimin e atë Giovanni Schiavo, meshtar i Kongregatës së Shën Jozefit, apo i jozefinëve të Murialdos, siç njihen zakonisht. Kjo Kongregatë shërben edhe në Shqipëri. Përfaqësues i Papës në kremtim ishte prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.

         Atë Giovanni Schiavo lindi në Shën Urban, në provincën e Viçencës, në Itali, më 8 korrik 1903. Pasi studioi në seminarin e Kongregatës së Shën Jozefit, themeluar nga shën Leonard Murialdo, kërkoi të bënte pjesë në të si rregulltar. Kushtet e para i bëri më 28 gusht 1919 e pas përfundimit të studimeve, u shugurua meshtar më 10 korrik 1927, në Viçencë.

         Pas katër vjetësh, dërgohet në Brazil, ku shërben në bashkësi të ndryshme. U kujdes në veçanti, për formimin e grupit brazilian të Motrave Murialdine të Shën Jozefit. U shtrua në spital, i sëmurë rëndë e, vdiq më 27 janar 1967 në Caxias do Sul. Trupi i shën Giovanni Schiavo-s pushon në varrezën e vogël të Motrave Murialdine në Fazenda Souza.








All the contents on this site are copyrighted ©.