2017-10-27 13:26:00

80-vjetori i Heparkisë së Horës së Arbëreshëve


Përfunduan sot, me një meshë të kremtuar nga i gjithë kleri arbëresh i Sicilisë, festimet për 80-vjetorin e themelimit të Heparkisë së Horës së Arbëreshëve. Për dy ditë me radhë, bashkësia katolike ritit bizantin reflektoi mbi historinë dhe mbi origjinën e vet, siç na tregon, në këtë informacion të shkurtër, profesori Zef Chiaramonte. Le ta ndjekim së bashku…

Me Liturgjine Hyjnore pontifikale të koncelebruar nga tërësia e klerit arbëreshte prej Sicilie, me pjesemarrjen e perfaqesuesit të Manastirit të  Grottaferratës, u mbyllën manifestimet dyditshe lidhur me 80-vjetorin e themelimit te Eparkisë së Horës së Arbëreshëve.

Pontifikalin kremtuar me 26 tetor  dhe Mbrëmësoren kremtuar me 25 tetor i kryesoi Imzot Gjergj Dhimitër Gallaro ne Kishën Katedrale, ku ishte i pranishëm edhe Kryeipeshkvi Mitropoliti latin i Palermos e nje pjesmarrje e rendesishme e besimtareve.

Me 25 tetor paradite Mons. Gjusepe Maria Kroçe, Drejtor i Arkivave Sekrete Vatikanas, mbajti nje ligjiratë tejet interesante ku, me anë të dokumentacjonit arkivor nga Selia e Shenjtë, përshkroi etapat paraprake lidhur me krijimin e Eparkisë dhe me emërimin e Dhespotit të pare të saj.

Duke i zgjeruar këndvështrimet e fjalës së tij, ligjiruesi i lartt, dha nje pasqyrë sa më të përsosur mbi interesimin e papëve, duke filluar nga Luani XIII, rreth kishave lindore katolike në pëgjithësi, dhe rreth Kishës Arbëreshe në veçanti.

Në diskutimet që pasuan ndërhyri, ndër të tjerë, koresspondenti yne, Zef Kjaramonte, i cili veri ne spikamë marrëdhëniet e arbëreshit Françesko Krispi, kryeministër i Mbretërisë së Italisë, me Papatin, lidhur me problemin e traditës lindore të Kishës Arbëreshe.

nga Palermo Zef Chiaramonte

 








All the contents on this site are copyrighted ©.