2017-10-21 00:00:00

Shenjtorët e javës 22 -29 tetor


E diel më 22 tetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 22 tetor, kalendari liturgjik përkujton edhe Papën shën Gjon Palin II, shën Donatin nga Fiezole, e shën Dun Skotin. Po këtë të diele bie Dita e 91-të Botërore Misionare me temën “Të korrat janë të mëdha” (Lk 10,2-Mt 9,37). Liturgjia na kujton se të gjithë këta shenjtorë që përmendem e kërkuan me ngulm fytyrën e Zotit. Kush është i aftë të kuptojë shenjat e kohës di edhe si ta pranojë Krishtin, i cili shfaqet në ngjarjet e vogla e të fshehta të jetës.  Mbetet e paharrueshme thirrja, që Papa Gjon Pali II i drejtoj botës nga froni i Shën Pjetrit ditën kur filloi misionin baritor si pasardhës i kreut të Apostujve: “Mos kini frikë! Hapjani dyert Krishtit!” . Krishti kishte hyrë aq shumë në dyert e hapura të zemrës së Karol Wojtilës, sa ai u bë i ngjashëm me Krishtin në vuajtje e në lavdi.

Të hënën më 23 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Kapestranin e shën Severino Boezio-n. 

Të martën më 24 tetor, kalendari kishtar përkujton  shën Luigj Guanelën e shën Antonio-n Maria Klaret. 

Të mërkurën më 25 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gaudencin, shën Krizantin, shën Darion, martir të shekulli III, dhe të Lumin Karlo Gnocchin. 

Të enjten më 26 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Dhimitrin, martir, dhe shenjtorët Luçianin e Marçanin.

Të premten më 27 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Evaristin papë dhe shën Frumencin, apostull i Etiopisë.

Të shtunën më 28 tetor, sipas kalendarit kishtar përkujton shenjtorët Simonin e Juda Tadeun, Apostuj.

Të dielën e ardhshme më 29 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 30-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 30 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Feliçianin, martir i Kartagjenës








All the contents on this site are copyrighted ©.