2017-10-18 12:10:00

Françesku kujton Shën Lukën mjek dhe na fton të lutemi për të sëmurët


Sot, kur Kisha katolike kremton festën liturgjike të Shën Lukës  Ungjllitar, që në Poloni është festë e punonjësve të shëndetësisë, Papa Françesku i kujtoi në lutje të gjithë ata që kujdesen, me përkushtim e shpirt flijimi, për të sëmurët.

“Në shërbimin që kryejnë - vijoi Papa - uroj të mos u mungojnë kurrë forcat, rezultatet e mira dhe gëzimi. Zoti i ndihmoftë e ua shpërbleftë  të mirën dhe shpresën, që dikojnë ndër zemrat e njerëzve të vuajtur”.

Sot - kujtoi në përfundim të audiencës - kremtohet festa e Shën  Lukës, ungjilltar e mjek. E, duke u drejtuar, sipas traditës, përshëndetjet e fundit të rinjve, të sëmurëve e të sapomartuarve, shtoi:

“Të dashur të rinj, dëshmia e jetës së tij ju nxitët të zgjidhni rrugë të guximshme solidariteti e dhembshurie;

të dashur të sëmurë, uroj që përmes mësimit të tij, ta gjeni në Jezusin ilaçin për vuajtjet tuaja;

të dashur çifte të reja, kërkojeni ndërmjetësimin e tij, që në familjen tuaj të mos mungojë kurrë vëmendja ndaj atyre që vuajnë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.