2017-10-17 11:57:00

‘Takimet e Gjeçovit 2017’ në Zym kushtuar kulturës, letërsisë, artit e folklorit shqiptar


‘Takimet e Gjeçovit 2017’ u mbajtën nga data 12 deri më 15 shtator, në fshatin Zym të Hasit, komuna e Prizrenit. Është fjala për manifestimin e përvitshëm kulturor e letrar kushtuar françeskanit të njohur shqiptar Atë Shtjefën Gjeçovit.

Sivjet, në manifestimin kulturor ‘Takimet e Gjeçovit’, për tri ditë u fol për trashëgiminë kanunore te shqiptarët, për traditën e ushqimeve, për veshjet tradicionale folkloristike në zonën e Hasit, si dhe u mbajtën programe me karakter kulturor e artistik, përgatitur nga organizatorët, me në krye gazetarin Frrok Kristaj e Nikollë Tërhanaj, mbledhës i pasionuar i folklorit e studiues i historisë. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...








All the contents on this site are copyrighted ©.