2017-10-17 16:40:00

Dita për çrrënjosjen e varfërisë. Papa: detyrë, ta lirojmë botën nga uria


“Familja njerëzore e ka për detyrë të ndihmojë çdo njeri të lirohet nga varfëria dhe nga uria”. Kështu shkruan Papa Françesku në një tweet të sotëm, me rastin e Ditës ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë. Që të dielën e kaluar, në Engjëllin e Tënzot, Ati i Shenjtë kujtoi: “Mjerimi nuk është fatalitet: ka shkaqet e veta, që duhen njohur e çrrënjosur, për të nderuar kështu, dinjitetin e shumë vëllezërve dhe motrave, sipas shembullit të shenjtorëve”.

Në këtë ditë bie një përvjetor i dyfishtë. 25 vjet më parë, me frymëzimin dhe ftesën e atë Joseph Wresinski, u vendos të kremtohej një ditë, që do t’i kushtohej sensibilizimit për çrrënjosjen e varfërisë. Fjalimi i meshtarit francez, që luftoi gjithë jetën për të drejtat e njeriut, u shqiptua si sot më 17 tetorin e 30 vjetëve më parë. “T’i përgjigjemi thirrjes së 17 tetorit për t’i dhënë fund varfërisë: rruga drejt shoqërive paqësore e gjithëpërfshirëse”: kjo, tema e këtij viti.








All the contents on this site are copyrighted ©.