2017-10-16 14:14:00

Papa i dhuron FAO-s skulpturën Aylan, simbol i tragjedive të emigracionit


Çast prekës, për të nënvizuar, edhe një herë, se emigrantët nuk janë numra, por njerëz, me historitë e vuajtjet e tyre. Në fillim të vizitës së tij në FAO, Papa Françesku u ndal në hyrjen e pallatit, ku është vendosur skulptura prej mermeri e Aylanit, refugjatit të vogël sirian, që u mbyt para plazhit të Bodrumit në Turqi, në tetor 2015. Imazh-simbol i tragjedive të emigracionit, për të cilat prononcohet shpesh Papa Françesku, me gjeste e fjalë.

Shtatorja, dhuratë e Atit të Shenjtë për FAO-n, është vepër në mermerin e bardhë të Karrarës, nga artisti italian Luigi Prevedel. Pasqyron fëmijën e vdekur, ashtu siç e gjetën në plazh, e pranë tij një engjëll, që derdh lot të hidhur dhimbjeje të patregueshme.

Papa Françesku u ndal para skulpturës, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i FAO-s, José Graziano da Silva dhe nga Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë, imzot Fernando Chica Arellano. Pas këtij çasti lutjeje, Ati i Shenjtë pati një bisedë private me krerët e FAO-s e mbajti fjalimin e tij në Plenary Hall.








All the contents on this site are copyrighted ©.