2017-10-15 18:22:00

Zoja e Shkodrës: një lutje e lashtë “Divocioni nei Zojen e Bekueme”


Një lutje e lashtë për Marinë sipas oficies "Rruga e scelbimit”, botue në Scoder 1898, me sctamp t’Kolegs Papnore

Titullohet “Divocioni nei Zojen e Bekueme”, lutja që zgjodhëm për të kremten e madhe të Zojës së Shkodrës, që mbledh rreth vetes besimtarë nga ana e anës në Shenjtëroren Kombëtare të Saj bri Kështjellës Rozafa: kështjellë mbi kështjellë për besimtarët katolikë. E shkëputur nga një afice e çomë (libër uratësh), që flet vetë për devocionin që patën gjithnjë shkodranët ndaj Nanës së Krishtit, aq sa ta quanin “Zoja e Shkodrës”, duke e lëshuar Qytetin e Veriut krejtësisht nën mbrojtjen e Saj.

Ja edhe lutja e transkriptuar, me pak ndryshime për t’u kuptuar më lehtë:

“T’mundohet se i cili me pas nji devocion t’ nezun e të përmallshëm nei Zojen e Bekueme e me hapë këtë divocion n’shpi e gjithkund sa ku të mundet.

Divocioni për Zojë t’Bekueme asht pengu i shëlbimit, T’bâim hesap se Zoja e Bekueme na i thotë neve ato fial t’’ Shkruemit Shêit: “Aj qi t’më gjejn mue, ka me gjete shëlbimin” (Pror 8, 35). Thonë Shêitnit qi s’ (m)und bieret njaj qi ka nji divocion t’sakt nei Zojen e Bekeume.

Zoja âsht Nana e Tenzot edhe Nana e jon. M’ saa âsht Nana e jonë e i dhimena ka na shef se po hiekim keq, o se shkojmë m’u bjerrë e do me na nnimue, e dishron me na pasë një ditë n’Parriz, me vedi. N’saa âsht Nana e Tenzot, âsht e pushtetshme e kaa n’dor haznat e Zotit e munnet me na nnimue n’e çdo nevoi t’on. Pra nìe ç’do nevoj t’ korpit e t’ shpirtit t’i perositena Zojs Beekueme, sidomos nner rreziqe me e fye Zotin, tui raa n’nnoi’i mkat.

C’do t’mir qi na duhet, t’a lupim prei Zoij me uzdajë t’madhe, por sidomos t’mirat e shpirtit.

Ta nderoim Zojen n’d’do mnnyr, por sidomos:

Nadje t’ia falim Zojs vetvedin e t’ja porosisim pastriin t’on mos ta perlejm n’at ditë as me mendime, as me fial, as me vepra e t’i thona tri Falemimrii.
T’thona trii her n’dit, nadje, n’miesdit e n’mbrame Eillin e Tenzot.
T’thona për gjith mramie Rruzaren e Zois e barè nji Pjesen e sai.
Ne e Shtunde t’njinojm; no ta majmë, josè t’bâim nnoi vepër t’mirë tieter per hatër t’Zois.
T’ shkruhena n’nnoi Kongregacion i kompanii, janë nji mënyrë e posaçme n’hije t’Zois së Bekueme,
T’rrfehena e t’kungohena nner Festa t’Zois.
T’bahena gadi me lutë mirë festat e Zois, tue than per nnann dit përpara, o barè tri dit do urat n’nneer e n’lavd t’Sai.
N’nadie, n’mramie e heraher n’dit t’ia lypim Zois bekimin me kto fial:

Po t’luemi, o Nan e jona,
Epiu beekim prej qiellet
Shpirtanave tona!”.

Kjo fice e lashtë, titulluar “Rruga e scelbimit”, botue në Scoder 1898, me sctamp t’Kolegs Papnore, më se njëqind vjet më parë, na i kujton të gjitha porositë, që duhet t’i kemi parasysh edhe sot, për ta pritur e kremtuar me shpirt të pastër festën e Zojës së Shkodrës, Nanës së Këshillit të Mirë, Pajtores Qiellore së shqiptarëve. E tregon edhe devocionin e thellë të Shkodrës, që vijon në shekuj, ndaj Nanës së Krishtit, sidomos në Kishën bri Kështjellës së Rozafës, e cila duket sikur i ka themelet pikërisht mbi Kishën e vogël, ku do të rrajnë jo vetëm shkodranët, por besimtarë e jo, nga të katër anët.








All the contents on this site are copyrighted ©.