2017-10-13 14:25:00

Kremtimi i festës së “Shën Abrahamit” në Llapushnik të Kosovës


Një vit nga shugurimi saj, më 9 tetor 2017, Kisha “Shën Abrahamit” në Llapushnik të Kosovës, të hënën e kaluar kremtoi festën Pajtorit të vet Qiellor, e pikërisht me këtë rast, u shpall nga ipeshkvi si Kishë famullitare. Është fjala për një komunitet  të vogël por të gjallë me një dëshmi të veçantë. Festa e kësaj Kishe të re famullitare, kremtuar të hënën e kaluar, ishte një gëzim i dyfishte për besimtarët, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim informacionin e Rabie Ibrajt...

Kremtimi i Festes se “Shën Abrahamit” ne Llapushnik te Kosoves

Ne Drenice, rajon qe shtrihet ne Kosoven qendrore, se fundmi  ka shenja te ringjalljes e degezimit te rrenjeve te krishterimit shume te hershem. Tashme e dime te gjithe se ne Llapushnik, komuna e Drenasit, vitin e kaluar me 9 tetor 2016, eshte shuguruar Kisha e pare katolike ne kete rajon, e kerkuar me ngulm nga nje numer jo i madh i besimtareve. Ky lajm beri jehon vitin e kaluar dhe pati reagime te ndryshme, por fal Zotit gjithçka kishte perfunduar mire duke u permbushur shpirti, vullneti e perpjekja e banoreve, besimtare te krishtere te kesaj ane.  

Kjo eshte Kisha e Shen Abrahamit ne Llapushnik, e cila ka zbukuruar e rrezatuar  kodren ne te cilen jane ngul themelet. Ajo mbushi  vetem nje vit nga shugurimi  i saj me 9 tetor 2017, por tashme eshte Kishe e gjalle dhe do te jetojë me shekuj. Festa e kesaj Kishe, te hënën qe kaloi kishte kremtim e gezim te dyfishte, ngase ajo u shpall  edhe famullia me e re ne kuader  te Kishes Katolike ne Kosove.

“Me kete akt Kisha e Llapushnikut ngritet ne rangun e famullive tjera te Kosoves, me te drejta dhe detyra te barabarta. Ky Dekret shenon nje epoke te re historike per Kishen Katolike ne Kosove dhe per rajonin e Drenasit, pasi edhe juridikisht ky rajon i lashte behet me famulline e vet”, tha imzot Lush Gjergji, vicar i Ipeshkvise se Kosoves ne fillim te celebrimit te kesaj meshe te vecante, duke e paraqitur dekretin e leshuar nga shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji, ipeshkev dhe dr.don Shan Zefi, kancelar. Ne Dekret pos tjerash thuhet se “prudentia pastoralis” na shtyn qe  Llapushniku te ngritet ne nivel te famullise, si nje mision i veçante ne rajonin e Drenasit, ku ruhen akoma gjurmet e krishterimit. Dekreti do te hyje ne fuqi me fillimin e Kohes se Ardhjes.

Imzot Lush Gjergji tha ne vazhdim se shpallja e famullise se re e Shen Abrahamit ketu ne Llapushnik dhe festa per te cilen jemi mbledhur, te gjithe neve na japin zemer e shprit. “ Mos te frikesohemi prej askujt dhe prej asgjeje, sepse me ndihmen e Zotit, e pamundshmja behet e mundshme dhe e perditshme. Kete e ka deshmuar historia jone. Ku do te ishim ne sot, populli i lashte ilir-arberor-shqiptar, pas gjithe baticave e zbaticave, pas shume roberive te ndryshme, po mos te kishte qene Zoti me ne, siç thote Psalmisit “neve do te na tretej fara”. Por, jemi te gjalle, jemi te falenderueshem, jemi ne fazen ne te cilen mund te themi: dal nga dal po i kthehemi vetvetes dhe po i kthehemi te vertetes, Zotit dhe dashurise se tij”, theksoj imzot Lush Gjergji.

Ai kremtoi kete meshe ne bashkemeshim me nje numer meshtaresh nga Kosova, ku moren pjese mysafire nga Zvicra e Gjermania, pastaj vullnetmire e bamires te kesaj kishe dhe besimtare e qytetare vendas, e te tjere te ardhur nga famullite e Kosoves. “E lusim Shen Abrahamin, pajtorin e kesaj kishe, qe te ndermjetesoje te Zoti dhe ta bekoje kete famulli te re e gjithe juve”, tha imzot Lush Gjergji duke dhene bekimin e kesaj meshe festive, qe u kremtua ne kishen “Shen Abrahami” ne Llapushnik te Komunes se Drenasit, rajoni i Drenices.

Te shtojme edhe kete se, sipas revistes drita.info, Famullia e Shen Abrahamit ne Llapushnik si zone baritore i perket dhe eshte pjese e Dekanatit te Prishtines, ndersa me themelimin e saj eshte rrit numri ne 25 famulli ne kuader te Kishes Katolike ne Kosove. 








All the contents on this site are copyrighted ©.