2017-10-11 14:48:00

Papa: lëvdoi kardinalin misionar Kozlowiecki, ekspozita në Urbaniana


Papa Françesku falënderoj publikisht gjatë Audiencës së Përgjithshme organizatorët e ekspozitës “In nomine Domini”, organizuar pranë Universitetit Papnor Urbaniana, në Romë, kushtuar kardinalit polak Adam Kozlowieckit, i cili qe misionar në Afrikë.

“Kujtimi i këtij misionari të madh, kryeipeshkëv i Lusaca-s, që e shpenzoi tërë jetën në shërbimin e përvujtë në mesin e popullit të Zambia-s, na sensibilizoftë – uroj Papa Bergoglio – ndaj nevojave shpirtërore e materiale që kanë kombet afrikane.  T’i lutemi Zotit për misionarët që janë në mbarë botën”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.