2017-10-10 17:43:00

Papa i dhuron trëndafilin e artë shenjtërores braziliane


Papa Françesku dërgoi dje (e hënë) një trëndafil të artë në San Paolo, për shenjtëroren e Zojës së Aparecida-s, Pajtore e Brazilit. Dhuratën e zakonshme të papëve për shën Marinë e çoi në Brazil, Prefekti i nderit i Kongregatës së ipeshkvijve, kardinali Giovanni Battista Re, që është edhe përfaqësuesi i Atit të Shenjtë në festimet për 300-vjetorin e devocionit ndaj kësaj Zoje.

         Trëndafili u dorëzua zyrtarisht sot (e martë), me një ceremoni në qytetin brazilian. Është hera e tretë që shenjtërorja e Zojës së Aparacida-s merr si dhuratë trëndafilin e artë. I pari, që e bëri këtë gjest, ishte Papa Pali VI në vitin 1967, i ndjekur nga Benedikti XVI, në vitin 2007.








All the contents on this site are copyrighted ©.