2017-10-10 17:50:00

Papa, më 16 tetor, në FAO. Më 26, lidhje me astronautët


Papa Françesku do të shkojë në selinë e FAO-s (Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë), me rastin e kremtimit të Ditës Botërore për Ushqimin. Lajmin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Në të njëjtën komunikatë, njoftohet edhe se të enjten, më 26 tetor, nga Salla e vogël e Palit VI, Ati i Shenjtë do të lidhet me astronautët e ekuipazhit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.