2017-10-09 14:11:00

Papa priti Presidentin gjerman Steinmeier: emigracioni e 500 vjetori i reformës luterane


Papa Françesku priti sot, në audiencë, Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Franz-Walter Steinmeier, i cili pas takimit me Atin e Shenjtë u takua me  Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Hirësinë e Tij Kardinali Pietro Parolin, shoqëruar nga Shkëlqesia e tij Imzot Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta u vlerësuan marrëdhënien e mira dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet Selisë së Shenjtë e Gjermanisë, dhe bashkëpunimi ndërmjet Kishës e institucioneve të vendit. Po kështu u vlerësua dialogu pozitiv ndërfetar dhe ekumenik, në mënyrë të veçantë ndërmjet katolikëve e protestantëve me rastin e pesëqind vjetorit të reformës luterane.

Gjatë bisedimeve u trajtuan edhe disa çështje me interes të përbashkët, si situata ekonomike e fetare në Evropë dhe në botës, e në mënyrë të veçantë u përmend fenomeni i emigrimeve e promovimi i kulturës së pritjes dhe i solidaritetit.








All the contents on this site are copyrighted ©.