2017-10-07 16:30:00

Papa: meshtarët të formohen çdo ditë në shkollën e Zotit


Papa u kërkon meshtarëve ta lejojnë vetveten të formohet çdo ditë nga Zoti. “Formimi meshtarak varët në rend të parë nga nisma e veprimi i Zotit” e “kërkon guximin për t’u formuar e modeluar personalisht nga Zoti”.

“Si në duart e poçarit”. Ky imazhi sugjestionues zgjedhur nga Papa Françesku për të përshkruar sjelljen dhe qëndrimin e priftit që çdo ditë mbështetët në “Zotin e mëshirshëm” dhe e le Zotin t’ia “formojë” zemrën dhe jetën e tij. “Është Zoti zejtari i durueshëm dhe i mëshirshëm i formimin tonë meshtarak”.  

Tema e formimin meshtar qe në qendër të fjalimit që Papa Françesku ua drejtoi pjesëmarrësve të simpoziumit ndërkombëtar organizuar nga Kongregata e Selisë së Shenjtë për Klerin, të cilët i priti në përfundimin e punimeve të shtunën paradite, 7 tetor, në Sallën Klementina në Vatikan.

Ndër pjesëmarrësit e simpoziumit mbi “Ratio Fundamentalis”, organizuar nga Kongregata për Klerin edhe kryeipeshkvi i Shkodër-Pulit imzot Angelo Massafra e Rektori i Seminarit ndërdioqezan të Shkodrës “Zoja e Këshillit Mirë”, don Leonardo Falco.








All the contents on this site are copyrighted ©.