2017-10-07 05:00:00

Papa Françesku: më 12 tetor, vizitë në Institutin Papnor Lindor


Më 12 tetor, në orën 9.00, Papa Françesku do të shkojë për vizitë në Institutin Papnor Lindor në Romë. Në orën 10.15, nënvizon Salla e Shtypit e Vatikanit, Ati i Shenjtë do të kryesojë meshën në Bazilikën e Zojës së Madhe, ku shkon gjithnjë për t’u lutur para dhe pas udhëtimeve apostolike. Në komunikatë kujtohet edhe se të mërkurën, më 11 tetor, në orën 18.15, në Sallën e Sinodit, Papa Françesku do të presë pjesëmarrësit e Takimit të promovuar nga Këshilli Papnor për Ungjillëzimin e Ri.








All the contents on this site are copyrighted ©.