2017-10-04 12:20:00

Apostullimi i Detit, Papa Françesku: të mësojmë nga peshkatarët


Të kuptohet leksioni i çmuar , që mund të mësojmë nga peshkatarët, duke ndjekur perspektivën e “një Kishë, që i lë hapësirë misterit të Zotit”. Këtë uron Papa Françesku në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për pjesëmarrësit e Kongresit XXIV botëror të Apostullimit të Detit. “Ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët e laikët – lexohet në dokument – ta përforcojnë mbështetjen për të gjithë ata, që punojnë në det”. Mesazhi përfundon me një bekim të veçantë për punonjësit e detit dhe për familjet e tyre.

Kongresi botëror i Apostullimit të Detit, në program në Kaohsiung të Tajvanit deri më 7 tetor, i kushtohet në veçanti peshkimit dhe peshkatarëve. Titulli i sivjetëm është “I kapur në rrjet”.








All the contents on this site are copyrighted ©.