2017-09-26 14:20:00

Tweet i Papës: të impenjohemi për një botë pa armë bërthamore


Me rastin e Ditës Botërore të OKB-së për zhdukjen e plotë të armëve bërthamore, Papa Françesku e kërkon këtë impenjim me një tweet. “Të angazhohemi për një botë pa armë bërthamore, duke zbatuar traktatin e mospërhapjes që të zhduken këto mjete të vdekjes”.

Kremtimi i kësaj dite merr kuptim sidomos në kuadrin e krizës aktuale koreanoveriore dhe iraniane. Situatën e përmbledh më së miri qëndrimi i sotëm i Kinës. Duke paralajmëruar se nuk do të ketë “fitimtarë” në rastin e një konflikti në gadishullin korean, Pekini nxiti si Korenë e Veriut, ashtu edhe SHBA-të, të ndalin shkallëzimin e kësaj lufte fjalësh në media dhe të ulen në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur tensionet.








All the contents on this site are copyrighted ©.