2017-09-26 09:15:00

Dita Botërore e OKB-së kundër armëve bërthamore


Sot, më 26 shtator, kremtohet Dita Ndërkombëtare e OKB-së për eliminim e plotë të armëve bërthamore. Përkujtimi i ditës kushtuar çështjes bërthamore është më se aktual me krizën e Koresë së Veriut dhe të Iranian.

Më datën 20 shtator të kaluar, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvi imzot Paul Richard Gallagher ka firmos në emër e për llogari të Shtet Qytetit të Vatikanit, Traktatin për ndalimin e armëve bërthamore, miratuar më 7 korrik 2017, në kuadrin e Konferencës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ky mjet – tha në Nju Jork Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet –  është “një gurë kilometrik që lë gjurmë në histori” si një prej mjeteve juridike që janë miratuar, nga njëra anë për t’iu shmangur kërcënimit global që vjen nga armët bërthamore, e nga ana tjetër, synon për të arritur eliminimin e plotë të tyre.

Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Gallagher, kujtoi edhe udhëzimet e Papës Françesku në mesazhin e 23 marsit të kaluar mbi temën e armëve bërthamore: “ komuniteti ndërkombëtar – shkruan Papa – është i thirrur të  marra masa strategjike largpamëse për të promovuar objektivin e paqes e të stabilitetit e kështu të shmangën qasjen miope të sigurisë kombëtare e ndërkombëtare”. “Etika dhe e drejta të bazuara mbi kërcënimin dhe shkatërrimin e anasjelltë e potencialisht të mbarë njerëzimit – kujton Papa Bergoglio – janë kontradiktore me vetë frymën dhe synimin e Kombeve të Bashkuara”.

Përballë tensioneve që lidhen me programin bërthamor të Koresë së Veriut duket të përgjigjemi duke kërkuar vendosjen e negociatave.  Duhen kapërcyere në mënyrë të veçantë – nënvizon imzot Gallagher me rastin e Konferencës së dhjetë për të lehtësuar hyrjen në fuqi të Traktatit – kërcënimet bërthamore, superioriteti ushtarak, ideologjia e unilateralizmi që kujtojnë logjikën e luftës së ftohët.

 “Etika e re e përgjegjësisë, solidaritetit dhe e bashkëpunimit të sigurt duhet të zëvendësojë arsyet e izolimit, të interesit vetjak dhe të frikës”. Kështu u shpreh Sekretari i Dikasterit vatikanas për Zhvillimin e gjithanshëm, imzot Bruno Marie Duffé, në Konferencën e përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), mbledhur në fillim të shtatorit Vjenë.

“Paqja dhe siguria e secilit – nënvizoi përfaqësuesi i Vatikanit – varet nga garancitë për paqen dhe sigurinë e të tjerëve”. Që këndej, ftesa drejtuar politikanëve e pushtetarëve të botës të punojnë më shumë për zhdukjen e armëve bërthamore e për përdorimin paqësor të teknologjive bërthamore.

Imzot Duffé nuk e fshehu shqetësimin e Selisë së Shenjtë për programin bërthamor të Koresë së Veriut, që “kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit, si edhe integritetin e regjimit të mospërhapjes së armëve bërthamore”.

Gjithsesi, përgjigjja për regjimin e Piong-jangut nuk mund të jetë ushtarake. Sado të vështira të duken, përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare duhet të orientohen drejt fillimit të bisedimeve për të zhdukur armët bërthamore nga ky vend, duke i dhënë Agjencisë së OKB-së për Energjinë Atomike rolin e saj kritik të verifikimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.