2017-09-24 10:30:00

Papa Françesku priti në audiencë rreth 230 trapistë


Dje, Papa Françesku priti në audiencë rreth 230 trapistë, pjesëmarrës të Kapitullit të Përgjithshëm të Urdhërit të Çisterçensëve të Respektimit të Rreptë të rregullave mungare, siç quhen trapistët. Ati i Shenjtë bisedoi me ta në Sallën Klementine, në Vatikan.

Murgjërit trapistë i kushtohen jetës kundruese. Janë rregulltarë klauzure, të përkushtuar ndaj lutjes individuale dhe kolektive, që alternohet me studime dhe punë, sidomos në fushën e bujqësisë. Disa kuvende janë të përmendura për prodhimin e vajit, të verës e të birrës, por sidomos, të çokollatës.








All the contents on this site are copyrighted ©.