2017-09-20 11:18:00

Sërish tërmet në Meksikë: viktimat mund ta kalojnë 1000-shin


Tërmeti u kthye sërish në Meksikë. Dje, dy lëkundje të fuqishme, 6.8 dhe 7.1 ballë të Shkallës Rihter, me epiqendër në Shtetin e Pueblës, shkaktuan së paku 250 viktima e shkatërruan kryeqytetin e vendit. Fatkeqësisht, bilanci i të vdekurve ndryshon vazhdimisht e numri i tyre mund ta kalojë njëmijëshin.

Meksika akoma duhet të marrë veten nga tërmeti prej 8.2 ballësh i 12 ditëve më parë, që shkaktoi rreth 100 viktima. Dje, në orën 13.00 (me orën lokale), lëkundja e tokës solli shkatërrim e frikë. Mijëra njerëz të terrorizuar mbushën rrugët. Gjendja është dramatike, sidomos në Qytetin e Meksikos, ku 21 fëmijë dhe 4 të rritur humbën jetën, pas shembjes së një shkolle. Në kryeqytet, janë rrënuar së paku 40 ndërtesa e gati 4 milion njerëz mbetën pa drita, ndërsa punohet për të shpëtuar jetë të tjera.

Fatalitet, tërmeti ndodhi në të njëjtën ditë me atë të vitit 1985, që shkaktoi 10 mijë të vdekur, gjithnjë në Meksikë.








All the contents on this site are copyrighted ©.