2017-09-20 11:22:00

Papa Françesku: audienca, “afërsia” e “lutja” për “tërmetin e tmerrshëm” në Meksikë.


Gjatë përshëndetjes drejtuar besimtarëve të gjuhës spanjolle, të pranishëm në audiencën e sotme të përgjithshme, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku kujtoi “tërmetin e tmerrshëm” që ndodhi në Meksikë, i cili ka “shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha”. “Në këtë moment të dhimbshëm – vijoi Papa Françesku gjatë audiencës së sotme – dua të shpreh afërsinë time dhe siguroj lutjen për tërë popullsinë e dashur meksikane”.

Papa Bergoglio iu bashkua dhimbjes së familjarëve të viktimave të tërmetit dhe falënderoi “ata që ndihmojnë” e të gjithë të tjerët që janë pranë njerëzve të lënduar dhe atyre që kanë pësuar dëme. Së fundi, Ati i Shenjtë Françesku ia besoi mbrojtjes së Zojës së Bekuar të Guadalupës “kombin e dashur meksikan”.








All the contents on this site are copyrighted ©.