2017-09-19 17:53:00

Papa Françesku: të punojmë së bashku për zgjidhjet konkrete


Të punojmë së bashku për t’i gjetur zgjidhjet konkrete për të varfrit, mërgimtarët, viktimat e skllavërisë moderne dhe për të promovuar paqen.

Ky është tweet-i i Papës Françesku në ditën kur fillojnë punimet e sesionit të 72-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e cila për herë të parë në 12 vite, ka përfshirë temën e Përgjegjësisë së Mbrojtjes dhe të Parandalimit  të gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimeve etnike dhe të krimeve kundër njerëzimit.

Duke vënë në pah “përgjegjësinë kolektive që na interpelon të gjithëve për një ndërhyrje urgjente”, me 6 shtatorin e kaluar gjithnjë në Nju Jork e përmes zërit të imzot Bernardito Auza, Selia e Shenjtë ka shprehur gatishmërinë  e saj për t’i mbështetur  të gjitha nismat që lehtësojnë mbrojtjen e civilëve dhe operacionet e paqes”.

Konstant, është vërtet, edhe impenjimi i Papës për promovimin e paqes dhe të të drejtave njerëzore “duke u nisur nga nismat dhe gjestet emblematike”, për të përdorur fjalët e imzot Paolo Rudellit – vëzhguesit permanent të Selisë së Shenjtë pranë Këshillit të Evropës në Strasburg – i cili nënvizoi rëndësinë që kanë për besimtarët por edhe një “vëmendje të madhe tek mjediset e politikës kombëtare e ndërkombëtare”.








All the contents on this site are copyrighted ©.