2017-09-18 17:35:00

Papa Françesku: një të diel me të rinjtë italianë nga Marche


Papa pati dje një takim jashtë programit të zakonshëm të së dielës. Që nga ora 9.30 e deri në mesditë, kur doli në dritaren e Pallatit Apostolik për Lutjen e Engjëllit të Tënzot, e pastaj, edhe pasdite, pas orës 15.00, ndenji me rreth 550 të rinjtë, pjesëmarrës në festën “Giovaninsieme” (Të rinj së bashku). Pjesëmarrësit shoqëroheshin nga fretërit e vegjël të Marche-ve në Itali.

         Lajmin e jep gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano”, që sqaron se Papa iu përgjigj pyetjeve të të rinjve në Sallën Pali VI. E u bëri edhe ai pyetje atyre. Njëra prej tyre? “Ku dëshiron të shkosh? – pyeti Ati i Shenjtë të rinjtë. – Në Emaus apo në Jeruzalem? Jeton skllav i frikës apo kultivon lirinë për të realizuar ëndërra të mëdha e për të shkuar drejt horizonteve të reja?”








All the contents on this site are copyrighted ©.