2017-09-17 15:34:00

Papa: falja është gëzim, të mos e mbyllim zemrën ndaj atij që na fyen


Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar në mesditë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku tha: falja “është shenja e dashurisë së paskajshme të Zotit që na le të lirë për t’u larguar por Ai e pret kthimin tonë”. E “kur një person e përjeton gëzimin e faljes, nuk mund të mos ia dhurojë faljen edhe tjetrit”.

Duhet t’i rezistojmë tundimin për të mos e “mbyllur zemrën tonë ndaj atij që na ka fyer dhe kërkon faljen tonë” e, të mos harrojmë se falja “nuk e mohon padrejtësinë a fyerjen e pësuar por e konsideron njeriun, të krijuar në shëmbëllim të Zotit, dhe ripohon se njeriu është gjithmonë më i madh se e keqja që bënë”.  Ky reflektimi i Papës Françesku, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke komentuar fragmentin e Ungjillit të dielës së sotme (Mt 18, 21-35), ku Jezusi tregon “shëmbëlltyrën e mbretit të mëshirshëm dhe të shërbëtorit të pashpirt, në të cilën rrëfehet jokoherenca, pandershmëria e atij që i pari është falur e pastaj refuzon të falë të afërmin”.

“Sjellja jokoherente e këtij shërbëtori është edhe sjellja jonë, kur refuzojmë t’i falim vëllezërit tanë – shpjegoi Papa – Ndërsa mbreti i shëmbëlltyrës ungjillore është imazhi i Zotit që na do me një dashuri kaq të pasur me mëshirë sa të na pranojë, duaj e falë vazhdimisht”.

Papa Françesku pastaj kujtoi se “Qysh nga Pagëzimi ynë Zoti na ka falur, duke na shlyer borxhin e pafalshëm: mëkatin e rrjedhshëm a origjinal. Pastaj, me mëshirën e pakufishme, Ai i na fal të gjitha gabimet, posa tregojmë edhe shenjën më të vogël të pendimit tonë”.

“Kushdo që ka përjetuar gëzimin, paqen dhe lirinë e brendshme, që vjen nga falja që ka përjetuar, edhe ai mund t’i hapet mundësisë për të falur të tjerët – tha akoma Papa duke iu drejtuar 30 mijë besimtarëve të pranishëm në Sheshin e Vatikanit -. Në lutjen e Atynë-s, Jezusi ka e vendosur pikërisht mësimin e kësaj shëmbëlltyre, duke vënë në lidhje të drejtpërdrejtë faljen që ia kërkojmë Zotit, me faljen që duhet t’ua ofrojmë vëllezërve tanë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.