2017-09-12 00:00:00

Imzot Vinçenc Zmajeviçi, organizuesi i Kuvendit të Arbëri, në përvjetorin e vdekjes


Si sot më 12 shtator 1745 u nda nga jeta kryeipeshkvi i Tivarit imzot Vinçenc (Visk) Zmajeviç, personalitet i shquar kishtar i shekullit të 18, me origjinë kroate që ruajti rol të rëndësishëm në historinë e Kishës shqiptare e sidomos në organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit më 1703. Kryeipeshkvi imzot Zmajeviçi u mor me organizimin por edhe me hartimin e dokumenteve të Kuvendit Kishtar të Arbërit, që u botuan më 1703 në latinisht e shqip.

Po kështu imzot Zmajeviçi ndihmoi edhe për përhapjen e shkollave shqipe dhe për botimin e librave liturgjike e katekistike në gjuhën shqipe, për t’i ndihmuar besimtarët shqiptarë të njiheshin me përmbajtjes e doktrinës së krishterë, për përforcimin e fesë së tyre në Zotin dhe të identitetit të tyre kombëtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.