2017-09-12 11:43:00

Bangladesh: urgjente, ndihma mjekësore për pakicat, në ikje nga Mianmari


Rritet numri i refugjatëve Rohingya e të pakicave të tjera etnike, që ikin nga Mianmari për në Bangladesh. Organizata “Mjekët pa kufi” denoncon nevojën e tyre urgjente për asistencë mjekësore, ndërsa keqësohet gjendja humanitare në kufi me Mianmarin.

Më se 290 mijë vetë kanë hyrë në Bangladesh për t’i shpëtuar dhunës në shtetin Rakhine të Mianmarit. Kjo shifër u shtohet 75 mijë refugjatëve të mëparshëm, mbërritur në vendin aziatik, që kur filloi dhuna, në tetor 2016. Sipas “Mjekëve pa kufi” nevojiten urgjentisht vaksina kundër sëmundjeve ngjitëse, përveç ushqimit, shtrojeve e mbulojeve dhe ilaçeve të tjera.

Kundër presidentes së Mianmarit, apo të Birmanisë, Çmimit Nobel Aung San Su Çi, edhe OKB-ja. “Operacionet ushtarake të Birmanisë kundër pakicave duket se vënë në jetë parimet e spastrimit etnik”: kjo, akuza e Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ràad al Hussein, në Gjenevë. “Qeveria birmane, që u ka mohuar hyrjen vëzhguesve, të ndalë menjëherë këtë operacion mizor ushtarak, që nuk respekton të drejtën ndërkombëtare e, të mos thotë se pakicat djegin shtëpitë e tyre, sepse ky është mohim i plotë i realitetit dhe dëm i madh kundër besueshmërisë ndërkombëtare të Mianmarit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.