2017-09-11 14:07:00

Papa Françesku arriti në Vatikan nga shtegtimi në Kolombi


Përfundoi shtegtimi apostolik në Kolombi. Papa u rikthye në Vatikan, pas një ndalese në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, për të falënderuar Zojën “Salus Popoli Romani” për mbrojtjen amtare gjatë shtegtimit. Avioni special i Shoqërisë kolombiane Avianca, me të cilin udhëtoi Papa, preku tokën e aeroportit ushtarak Ciampino në orën 12.55.  Gjatë udhëtimit, që zgjati 11 orë, nga aeroporti i Cartagena në aeroportin romak Ciampino, edhe një tweet kushtuar “vëllezërve kolombianë”: “Njoha shumë njerëz – lexojmë – që më prekën zemrën. Mbeta shumë i kënaqur!”.

Papa i tretë që vizitoi Kolombinë pas Palit VI e Gjon Palit II, Françesku  e bëri këtë shtegtim apostolik “për të vulosur udhën e re të pajtimit të Kombit kolombian”.








All the contents on this site are copyrighted ©.