2017-09-10 17:44:00

Papa në Medelin të Kolombisë: sikarët e drogës i prishin të rinjtë


“Dua të ndalem për një kujtim të dhimbshëm: po hap një parantezë, të rinjtë janë natyrshëm të shqetë, një shqetësim shpesh i mashtruar, i shfrytëzuar nga sikarët e drogës. Medelin më sjell ndërmend këtë kujtim. Më sjell ndërmend sa e sa jetë të rinjsh të ndërprera, të hedhura, të prishura”. Janë këto fjalë të thëna pa letër nga Papa Françesku para meshtarëve e rregulltarëve në Qendrën sportive “La Macarena”, në Medelin të Kolombisë.

 “Ju ftoj – vijoi Ati i Shenjtë – ta kujtojmë, ta shoqërojmë këtë kortezh të përmortshëm. Të kërkojmë falje për ata, që ua humbën iluzionet sa e sa të rinjve, t’i lypim Zotit t’ua ndryshojë zemrat. T’i kërkojmë që t’i jepet fund kësaj disfate të rinisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.