2017-09-06 12:00:00

Papa Françesku: në Kolombi nën shenjën e pajtimit


Papa e nisi shtegtimin e tij të 20-të ndërkombëtar drejt Kolombisë. Avioni papnor, një Airbus A330 i Alitalias, u shkëput nga Aeroporti i Fiumicinos pak pas orës 11.10. Arritja në Bogotà parashikohet për orën 16.30 me orën vendase, 22.30 me orën evropiane. Në një tweet, Papa shkruan: “Të dashur miq, mos harroni të luteni për mua e për gjithë Kolombinë, ku po shkoj për një shtegtim apostolik nën shenjën e paqes”. Nxitje, që ua drejtoi edhe kolombianëve përmes një videomesazhi me rastin e kësaj vizite. Mbrëmë, sipas traditës, Françesku shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për t’ia besuar Zojës “Shpëtimi i Popujve Romakë”, misionin e tij të ri apostolik. Para se të largohej nga Shtëpia e Shën Martës, përshëndeti dy familje, të përbëra nga 5 persona, që iu dogjën shtëpitë gjatë zjarreve verore në zonën e Ponte Mammolo, në Romë, e që po ndihmohen nga Lëmoshtaria Apostolike.








All the contents on this site are copyrighted ©.