2017-09-04 14:21:00

Papa, neokatekumenalëve: përhapeni Ungjillin me gëzim


“Zoti e ndihmoftë Ecjen Neokatekumenale, që ta përhapë çdo çast Ungjillin me gëzim e pa rezerva, me fe e bindje të përvuajtur”. Ky, inkurajimi i Papës për njërin nga themeluesit e lëvizjes, Kiko Arguello, në një letër falenderimi për Ditarin e Carmen Hernandez, themelueses tjetër, që ndërroi jetë një vit më parë. Ati i Shenjtë e priti sot Kikon në audiencë në Vatikan.

         “Gëzohem – shkruan në letër Papa – që përmes faqeve të Ditarit shihet dëshmia e një dashurie të madhe për Jezusin, drita e të cilit e shndërron vuajtjen në ofertë, lodhjen në hare, jetën në kohë për ungjillëzim”. Letra, që mban datën 18 gusht, u bë e njohur gjatë ushtrimeve shpirtërore të Ecjes neokatekumenale në Porto San Giorgio, në Marche të Italisë, nga ku, sot, u nisën më se 400 meshtarë, seminaristë dhe të rinj të kombësive të ndryshme, për një mision gjashtëditor në disa vende të Italisë qendrore. Do të çojnë kudo kumtin e dashurisë së Zotit, dy e nga dy, sipas mandatit ungjillor, në varfëri, pa marrë me vete as para, as celularë. Ditari, që përmban shkrimet e Carmen Hernandez në vitet 1979-1981, u publikua në spanjisht, në korrik, nga Biblioteca de Autores Cristianos (BAC).








All the contents on this site are copyrighted ©.