2017-09-03 18:13:00

Shugurohet katedralja e Shën Pjetrit në Tivar të Malit të Zi


Kisha Katolike në dioqezën e Tivarit, në Malin e Zi, u pasurua sot me një katedrale: është ajo e Shën Pjetrit. Në orën 11.00, meshën e rastit e kremtoi kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, në praninë e ipeshkvit të nderit, imzot Zef Gashi, nismëtar i rindërtimit të katedrales, dhe  të ipeshkvijve të tjerë, të meshtarëve e besimtarëve katolikë. Kujtojmë se fondet për ndërtimin e kishës u siguruan edhe nga bashkësitë e emigrantëve, të shpërndara nëpër botë. Të dëgjojmë më hollësisht, informacionin e don David Gjugjës, përgjegjësit të programit shqip të Radio Vatikanit…








All the contents on this site are copyrighted ©.