2017-08-30 12:32:00

Më 30 gusht kalendari kishtar përkujton Shenjtorët Feliksin e Adautin, martirë.


Më 30 gusht kalendari kishtar përkujton Shenjtorët Feliksin e Adautin, martirë te shek III-IV. Lajmet më të sigurta për shenjtorët Feliksi e Adauti vijnë nga një poezi e Shën Damazit që thotë vetëm se Feliksi e Adauti ishin vëllezër dhe pësuan martirizimin. Ka gjasë që martizimi tyre të ketë ndodhur nën Dioklecianit e ata qenë varrosur në një kriptë të varrezës së Commodilla-s, pranë Shën Pjetrit jashtë mureve.

Kjo kriptë, shndërruar në bazilikë, është restauruar e pa njërin prej afreskeve paleokristian ku dy martirët janë së bashku me Shenjtorët Pjetrin, Palin e Shtjefnin. Sipas një legjende të shekullit VII rreth Martizimit (Passio), thuhet se ndërsa Felksin meshtar  e çonin drejt torturës së tmerrshme për shkak të fesë së tij në Krishtin, një i panjohur deshi të ndante bashkë me Feliksin të njëjtin fat. Të dyve iu pre koka. Pasi që personi që nuk dihej se kush ishte, mbeti pikërisht i panjohur, qe thirrur adauctus, prej nga vjen emri Adauti.








All the contents on this site are copyrighted ©.