2017-08-29 12:48:00

Mediat e Vatikanit drejt horizonteve të reja


Ndërrim hapi, për komunikimin e Vatikanit. Të hënën, më 4 shtator 2017, në orën 10.00, pranë  Universitetit të lirë të studimeve Luiss “Guido Carli” të Romës (Salla e Kolonave, rruga Pola, 12) do të paraqitet, nga Qendra kërkimore shkencore X.lte(Centro di Ricerca su Comportamenti e Tecnologie della LUISS) e ateneut, një studim i hartuar për Sekretarinë e Komunikimit të Selisë së Shenjtë, dikaster i krijuar nga Papa në vitin 2015,  kryesuar nga imzot Dario Edoardo Viganò, për riorganizimin e mediave të Vatikanit e për t’u dhënë shtytjen drejt horizonteve të reja  komunikative.

Qendra X.Ite Luiss, në partneritet me Sekretarinë për Komunikimin, ka hartuar një projekt për kërkime “transformuese”, që synon të mbështesë shndërrimin dhe përdorimin e modeleve të reja të komunikimit të integruar, drejt të cilave po shkon Selia e Shenjtë. Ndërmjet hollësirave  të studimit me temë: “Komunikimi e teknologjia: modele e raste të intermedialitetit dinamik” - është edhe një analizë krahasuese ndërmjet institucioneve/organizata, si Disney, Eni, New York Times, The White House (Administrata Obama), Save the Children e Fondacioni Veronezi.

Në takimin, që do të mbyllet nga prefekti i Sekretarisë për Komunikimin, imzot Viganò,  do të flasin disa personalitete me autoritet në këtë fushë.








All the contents on this site are copyrighted ©.