2017-08-26 17:17:00

Parolin: nuk ka masa të reja sigurimi në Vatikan


Duke iu përgjiur pyetjeve të gazetarëve në Mitingun e Riminit, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, u ndalua posaçërisht tek masat e sigurimit në Vatikan, pasi u botua një video me kërcënime nga ana e Isis-it kundër Papës dhe qytetit të Romës Ja edhe deklarata e Hirësisë së Tij, Parolin:

“E kam parë, po, dje këtë video, që e transmetuan në televizion: natyrisht nuk mund të mos shqetësohemi. Posaçërisht për gjithë atë urrejtje pa kuptim, që është në të... gjithsesi unë besoj se në Vatikan nuk po merren masa të reja sigurimi: për sa di unë, vijon i njëjti nivel i vëmendjes dhe i sigurimit tipik për këtë kohë.

Ndërsa lidhur me dronin, që fluturoi sot paradite mbi zonën e Vatikanit  dhe mbi kontrollet e forcave të policisë, nëndrejtoresha  e Sallës vatikanase të Shtypit, Paloma Garcia Ovejero, deklaroi se “nuk ka pasur e as nuk ka alarm”. Shton edhe se masat e sigurimit në Vatikan nuk kanë ndryshuar pas atentatit të Barcelonës.








All the contents on this site are copyrighted ©.