Në tweet-in e sotëm, Papa Françesku shkruan: “Njerëzit kanë nevojë për shpresë që të jetojnë e për Shpirtin Shenjt që të shpresojnë”.
Tweet-i të kujton katekizmin e Papës në audiencën e përgjithshme të 31 majit të kaluar. Në atë rast, Ati i Shenjtë shtonte: “Shpirti Shenjt e bën të mundur këtë shpresë të pathyeshme, duke na dhënë dëshminë shpirtërore se jemi bij të Zotit e trashëgimtarët e Tij”. E edhe ne, shi për këtë, mund të bëhemi dëshmitarë të shpresës, që vjen nga Krishti.
All the contents on this site are copyrighted ©. |