2017-08-22 16:07:00

Kalendari kishtar përkujton Shën Marinë Mbretëreshë


Më 22 gusht nga kalendari kishtar përkujtohet Zoja Mbretëreshë e Qiellit dhe e Tokës. Kremtimin liturgjik e themeloi Papa Piu XII më 1955. Maria është mbretëreshë, sepse është nëna e Jezu Krishtit mbret. Ajo është mbretëreshë, sepse shkëlqen në shenjtëri. Të gjithë të krishterët shohin dhe nderojnë tek ajo bujarinë e pamatë të dashurisë hyjnore, që e ka stolisur me mirësi.

Maria, pjesëmarrëse në mbretërinë e lavdishme të Krishtit, propozohet nga Kisha si shembull e shenjë shprese për të krishterët, të cilët të pajisur me dinjitetin mbretërore të Zotërisë Jezus në Sakramentin e Pagëzimit, janë të thirrur të mbretërojnë përjetësisht në amshim me Të.








All the contents on this site are copyrighted ©.