2017-08-18 12:18:00

Sulme në Spanjë: ipeshkvijtë e Katalonjës: “dënojmë barbaritë”. “Asnjë kauzë nuk e përligj dhunën dhe vdekjen!”.


“Thellësisht të tmerruar nga dhjetra të vdekurit e të plagosurit, viktima të   atentatit të tmerrshëm të së enjtes, 17 gusht, në qytetin e Barcelonës, ipeshkvijtë e Katalonjës, bashkësi autonome spanjolle, kryeqendër e së cilës është pikërisht Barcelona, “e dënojnë atentatin mizor si dhe përbuzjen që shpreh për jetën njerëzore e dinjitetin e çdo njeriu. S’ka kauzë në këtë botë, që mund ta përligjë dhunën e vdekjen e askujt!”- theksojnë.

Ipeshkjvijtë ia besojnë të vdekurit mëshirës së Zotit e luten për të plagosurit, familjarët e miqtë e të gjithë atyre, që u prekën nga kjo mizori e re. Shprehin, gjithashtu, solidaritetin dhe dhimbjen “për këtë tragjedi, që goditi kështu një qytet si Barcelona, përherë i impenjuar për çështjen e  paqes e të drejtësisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.