2017-08-17 14:15:00

Më 17 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Euzebin, Papë


Më 17 gusht, kalendari kishtar, mes shumë shenjtorësh, përkujton edhe shën Euzebin Papë e martir. Të dhënat për të janë të pakta. Dihet se ishte grek, Papë nga 18 prilli deri më 17 gusht të vitit 309 a 310 , dihet se vdiq në mërgim, në Siceli. Pas vdekjes u mbart në Romë e u varros ndër Katakombet e shën Kalistit, pranë Papës Kaio në një kriptë të gjerë e të ajrosur mirë, që shërbente edhe për kremtimet bashkësisë së krishterë të asaj kohe. Papnia e tij e shkurtër është rrëfyer nga një formë poetike paraletrare e himneve - carme di lode – kompozuar nga Shën Damazi I, Papë.








All the contents on this site are copyrighted ©.