2017-08-11 17:01:00

Vdiq motra Ruth Pfau: falë saj u mund gërbula në Pakistan


Ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare atje, ku pati kaluar pothuajse gjithë jetën. Në Karaçi. Ku shkoi në fillim të viteve ‘50, për një kleçkë burokratike, ndërsa shtegtonte drejt Indisë. E ku edhe mbeti përgjithmonë. Motra Ruth gjeti qëllimin e jetës, në luftën kundër gërbulës, sëmundje, për të cilën pjesa kryesore e botës, ashtu si edhe ajo vetë, dunte pak e aspak. Në një vend ku të gërbulurit shpesh braktiseshin në shkretëritë, si ushqim për  bishat.

Rregulltarja e “Bijave të Marisë”, që kishte kryer fakultetin e mjekësisë, u ndesh me gërbulën dhe e mundi, duke mjekuar mijëra të sëmurë në Pakistan, ku themeloi 170 spitale. U bë e njohur si “Nënë Tereza e Pakistanit” e ndërroi jetë dje, në qytetin e Karaçit, pak ditë para njëvjetorit të vdekjes së Shën Nënë Terezës. Pakistani, pikërisht ashtu si pati bërë India me Nënë Terezën, do ta përcjellë në banesën e fundme me funeral shtetëror, që do të kremtohet më 19 gusht, në Katedralen e Shën Patrikut. Motra-mjeke do të pushojë në paqe në varrezën e Gora Qabristan.

Duke theksuar kontributin e saj të pashoq për Pakistanin, kryeministri i vendit e kujtoi me fjalët: “Lindi në Gjermani, por me zemër ishte gjithnjë në Pakistan. E Pakistani nuk do ta harrojë kurrë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.